Kryefjala Logo

Skandal pas BBVK! Përplasje mes Olsës dhe ish-banores: E pështirë

2 Shkurt, 2026 | 12:37 pm

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Jasmin Kadriu, ka vazhduar të trazojë rrjetin me deklarata të forta, këtë herë gjatë intervistës në emisionin “Më prit të dielën”.

Pas komenteve të saj për favorizime nga produksioni, Jasmina zbuloi se ka marrë edhe një mesazh privat nga producentja Olsa Muhameti, e cila i ka shkruar shkurt:

“Sa e pështirë”, duke e akuzuar për mosmirënjohje.

img 0386

Por ish-banorja nuk ka heshtur. Ajo tregoi publikisht përgjigjen e saj, ku thekson se deklaratat nuk i ka bërë për vëmendje:

“Nëse do kërkoja vëmendje do ta kisha bërë të njëjtën gjë 5 vite më parë dhe jo tani. Fjalën mosmirënjohëse nuk e ngatërron dot me mua. Nuk kam thënë asgjë konkrete, e lashë në ajër duke thënë ‘produksioni’, pa u futur në detaje.”

Sipas Jasminës, ajo ka zgjedhur të mos zbulojë gjithçka, pikërisht për të mos përmendur emra dhe situata konkrete, edhe pse përjetimet e saj brenda shtëpisë kanë qenë shumë të rënda.

Të ngjashme