Kryefjala Logo

Si alternativat pa tym po ndryshojnë industrinë dhe perceptimet e konsumatorëve?

3 Mars, 2025 | 3:38 pm

Duhanpirja mbetet një shqetësim madhor, jo vetëm në vendintonë por anembanë globit. Parashikimet për periudhën 2024-2029 tregojnë se numri i duhanpirësve do të arrijë në 1,1 miliard. Megjithatë, Organizata për Veprim mbi Duhanin dhe Shëndetin (ASH) raporton se epidemia e duhanit është në rënienë vendet në zhvillim, pjesërisht falë politikave të ndjekura dhepërdorimit të rritur të alternativave pa tym.

Arsyet kryesore që ndihmojnë në uljen e duhanpirjes:
• Ndalimi i duhanit në shumë vende perëndimore.
• Edukimi dhe ndergjegjësimi mbi dëmet e duhanit dhe pirjespasive.
• Shqetësimet për ndotjen mjedisore.
• Rritja e kostos dhe taksave mbi duhanin.
• Kërkimi i alternativave më të sigurta
Qeskat e nikotinës: Një industri në rritje
Qeskat e nikotinës të cilat mbahen nën buzë janë një prejalternativave më të njohura në grupin e produkteve pa tym. Ato përbëhen nga materiale me bazë bimore të biodegradueshmeduke zvogëluar kështu ndotjen e mjedisit. Nikotina në këtoprodukte shpërndahet gradualisht, duke ofruar një eksperiencë të ngjashme me duhanin e cila zgjat për rreth 30 minuta. Rikujtojmë se nikotina, përveç efektit të varësisë që shkakton, ka edhe ndikime pozitive si rritja e përqendrimit dhe përmirësimi i funksioneve konjitive.

Përdoruesit raportojnë se pas konsumit nuk ndiejnë më nevojënpër cigare. Edhe pse nuk promovohen si metodë për lënien e duhanit, qeskat e nikotinës janë një alternativë më pak e dëmshme.
Konsumatorët po bëhen gjithnjë e më të vetëdijshëm përshëndetin dhe rreziqet e kimikateve të dëmshme, ndaj po idrejtohen zgjidhjeve që reduktojnë dëmin e duhanit.

Faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë ndryshim:
1. Rritja e edukimit mbi efektet e dëmshme të duhanpirjes.
2. Vetëdija mbi rreziqet e ekspozimit ndaj kimikateve të dëmshme.
3. Novacioni në krijimin e alternativave pa tym.
4. Kufizimet e pirjes së duhanit në hapësirat publike.
5. Ndërgjegjësimi për mjedisin dhe zgjidhjet më të qëndrueshme.
 
Industria po evoluon me produkte novatore si qeskat e nikotinësdhe produktet me ngrohje, të cilat po njihen gjithnjë e më shumëglobalisht. Me rritjen e vetëdijes shëndetësore dhe ndryshimet rregullatore, konsumatorët po kërkojnë alternativa më të sigurtadhe miqësore me mjedisin. Një trend në rritje edhe në vendin tonë.
 

Të ngjashme