Showbiz
‘Shpërthen’ Xheneta: Kur isha e dobët më quanit “shtag sorr”, tani thoni si “bark shtatzënë”
6 Maj, 2026 | 2:27 pm

Xheneta Fetahu ka thyer heshtjen me një reagim të fortë dhe emocional në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur komenteve të vazhdueshme dhe ofenduese që merr për pamjen fizike dhe peshën e saj.
“Kur kam qenë shumë e dobët, më quajtët ‘shtag sorr’. Sot që kam shtuar peshë dhe jam më mirë me shëndetin tim, vazhdoni me komente si ‘bark shtatzënë’ apo ‘balenë’,” shkruan ajo, duke denoncuar hipokrizinë e komentueseve.
Xheneta ka zbuluar gjithashtu se në të kaluarën, humbja e madhe në peshë lidhej me probleme shëndetësore, duke theksuar se ajo periudhë nuk ka qenë aspak e lehtë për të. “Në atë kohë nuk kam qenë mirë. Tani jam më mirë dhe kjo është ajo që ka rëndësi,” shton ajo.
E irrituar nga komentet negative, ajo u drejtohet hapur kritikëve, duke theksuar se shpesh ata që gjykojnë më shumë janë pikërisht ata që kanë pasiguri dhe probleme personale. Në mesazhin e saj, Xheneta i fton ndjekësit të reflektojnë dhe të fokusohen në jetën e tyre.













































