Showbiz
Shpërndahen ftesat! Zbulohet data e dasmës të Dafinës dhe Kreshnikut
22 Shtator, 2024 | 11:40 am

Këngëtari Yll Limani ka njoftuar se është ftuar në dasmën e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit. Ai ka bërë publike ftesën që çifti ia dërguan.
“Super ftesë, ju tashmë e dini se do të zbuloj gjithçka”, ka shkruar Ylli në Instagramin e tij.
Ftesa shihet që është shumë e veçantë duke iu përshtatur teknologjisë së fundit. Po ashtu, aty zbulohet se dasma do mbahet më 26 tetor 2024.
Kujtojmë që Dafina dhe Kreshniku u celebruan pak ditë më parë duke organizuar një festë private. Pritet që dasma të bëjë bashkë emra të njohur nga showbizi shqiptar.














































