Showbiz
Noizy sapo konfirmoi marrëdhënien me Dhurata Dorën?
18 Mars, 2022 | 1:41 pm
Pas publikimit të këngës “Mi amor” të Noizyt dhe Dhurata Dorës u përfol për një marrëdhënie mes tyre. Zëra të cilat nuk u konfirmuan asnjëhere. Së fundmi Dhurata Dora ka publikuar këngën e saj më të re “M’ke mungu”, e cila rrëmbeu menjëherë zemrat e publikut dhe jo vetëm.
Noizy ka publikuar në insta story videon e këngës së Dhuratës ku përbri shkruan: “Edhe ti më mungon!”. Por më pas e ka fshirë sërish. Sapo na ngatërroi sërish duke na bërë të aludojmë.
Rikujtojmë se Noizy dhe Dhurata kanë qenë shumë të fshehur për jetën e tyre private duke mos treguar asnjëherë për marrëdhëniet që kanë patur ose kanë.