Kryefjala Logo

Shkaktuan trazira para derbit Tirana-Partizani ne Elbasan, arrestohen dy te rinj

22 Janar, 2021 | 10:56 am

Policia ka arrestuar dy të rinj në Elbasan si autorë të trazirave para derbit Partizani-Tirana. Ditën e djeshme para sfidës tifozët e irrituar pasi nuk u lejuan të futen në stadium u konfliktuan.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se të arrestuarit janë Stiven Vojka dhe Kevi Beqiraj.

lg.php.gif

lg.php.gif

Nga ana tjetër janë hetuar tashmë 14 persona në gjendje të lirë.

lg.php.gif

lg.php.gif

Tre të dëmtuar ngelën nga konflikti, ndërkaq u sulmua me gurë dhe lokali i Astrit Mahmutajt, që është dhe gjyqtar anësor në Superligë.

Elbasan

lg.php.gif

U konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta, para ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 14 të tjerë.

lg.php.gif

lg.php.gif

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit S. V., 28 vjeç dhe K. B., 19 vjeç, banues në Tiranë, si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë 14 shtetas të tjerë.

lg.php.gif

Arrestimi dhe procedimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “Luigj Gurakuqi”, bulevardi “Aqif Pasha”, Elbasan, këta shtetas, si tifozë të ekipeve të futbollit Tirana dhe Partizani janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta, dhe për pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është dëmtuar me sende të forta (gurë) një lokal në pronësi të shtetasit A. M.,

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme procedurale.

Të ngjashme