Kryefjala Logo

Shakira pëson incident në koncert, rrëzohet në skenë

10 Shkurt, 2026 | 6:26 pm

Një incident i ndodhi këngëtares, Shakira, teksa po performonte këngën “Si Te Vas” në një koncert në San Salvador dhe u rrëzua në skenë.

Ajo ra përmbys me bërryl ndërsa tërhiqte me vete një mbajtëse mikrofoni.

Si një profesioniste e vërtetë, Shakira e mori veten shpejt dhe vazhdoi performancën.

Ajo shkroi në Instagram pas aksidentit: “Mos u shqetëso, jam bërë prej gome”.

Performanca ishte pjesë e turneut të saj botëror “Las Mujeres Ya No Lloran”, që përkthehet si “Gratë nuk qajnë më”.

Këngëtarja do të performojë në Meksikë më vonë këtë muaj dhe do ta përfundojë turneun më 4 prill me një koncert në Abu Dhabi.

img 1147

Të ngjashme