Kryefjala Logo

Selin Bollati dhe Dj Gimbo surprizojnë Dafina Zeqirin për shtatzëninë e dytë

26 Maj, 2026 | 9:48 pm

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka ndarë një tjetër moment të ëmbël me ndjekësit e saj në Instagram. Artistja publikoi një InstaStory ku shfaqej një buqetë me lule dhe një kartolinë emocionuese, dhuratë nga Selin Bollati, fituesja e “Big Brother VIP Albania”, dhe partneri i saj, Dj Gimbo.

Në mesazhin e shkruar për Dafinën thuhej:

“Coolest mamma in town!!! Shumë urime edhe shtatzëni të mbarë. Puthe Daskan nga ne dhe kujdesu për veten… much loveee Selin & Gimbo”.

img 3520

Postimi ka marrë menjëherë vëmendje në rrjet, sidomos pasi vetëm pak kohë më parë Dafina Zeqiri zbuloi publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Lajmin e ëmbël artistja e dha gjatë koncertit të saj “Supernova” në Tiranë, ku surprizoi fansat duke treguar se djali i saj, Daskani, do të bëhet vëlla i madh.

Në koncert, Dafina u shpreh me humor:
“Sonte kam performuar vetë e dyta” dhe shtoi se me partnerin e saj, Kreshnik Gjergji, “po bëjnë një skuadër futbolli”.

Të ngjashme