Kryefjala Logo

Sara për lidhjen Xheneta-Gjesti:”Komplet fallso!”

31 Dhjetor, 2024 | 9:43 am

Pas shfaqjes së klipit që tregon momentet intime mes Gjestit dhe Xhenetës, banorët e Big Brother VIP Kosova kanë shpërthyer me reagime të ndryshme. Ky moment ka sjellë shumë diskutime, ku disa banorë kanë shprehur dyshimet e tyre për sinqeritetin e marrëdhënies mes dyshes.

Një nga banorët që ka reaguar më ashpër ka qenë Sara, e cila ka kritikuar fort lidhjen mes Gjestit dhe Xhenetës.

“Është një gjë komplet falso. E shoh mënyrën e Xhenetës si një mundësi për të qëndruar edhe një javë apo dy më shumë këtu”, ka thënë Sara, duke e kritikuar ashpër sjelljen e Xhenetës dhe duke sugjeruar se ajo po manipulon për të përfituar nga situata.

Ky reagim i Sarës ka ndezur më tej diskutimet mes banorëve, të cilët janë të ndarë për natyrën e marrëdhënies mes Gjestit dhe Xhenetës, duke nxitur pyetje të mëtejshme për sinqeritetin e lidhjeve që krijohen në shtëpi.

Të ngjashme