Kryefjala Logo

Sa orë gjumë ju duhen për të humbur peshë?

30 Qershor, 2021 | 10:09 am

Sasia e gjumit e rekomanduar nga ekspertët për individët e rritur varion nga 7 deri në 9 orë në natë. Sidoqoftë, shumë njerëz shpesh flenë për më pak kohë.

Disa studime kanë treguar se gjumi më pak se orët e rekomanduara ndikon negativisht në dhjamin e trupit tonë, duke shkaktuar shtim në peshë dhe rrezik të mbipeshes; duke ndikuar gjithashtu në lehtësinë me të cilën humbet pesha duke ndjekur një dietë.

Në mënyrë të veçantë, studiuesit raportuan se gratë që flenë 5 orë ose më pak një natë zakonisht peshojnë më shumë sesa gratë që flenë të paktën 7 orë në natë. Të parat, në fakt, kanë 12% më shumë gjasa të përjetojnë shtim më të madh në peshë dhe 6% më shumë të ngjarë të bëhen mbipeshe.

Siç shpjeguan studiuesit, gjumi ndihmon në ekuilibrimin e profilit të hormoneve, veçanërisht hormonet që kontrollojnë urinë (gherelin) dhe ngopjen (leptin).

Kur jemi të privuar nga gjumi, nivelet e grelinës rriten dhe nivelet e leptinës bien, gjë që na bën të ndjehemi më të uritur.

Vendosni temperaturën e dhomës në rreth 20/21 gradë celsius, shmangni marrjen e kafeinës shumë vonë gjatë ditës, shmangni ushqimet me yndyrë dhe alkoolin para se të flini dhe fikni të gjitha pajisjet elektronike të paktën gjysmë ore para se të flini.

Të ngjashme