Kryefjala Logo

Sa kushtoi “Boli”, arushi që Mateo i dhuroi Brikenës?

1 Shkurt, 2026 | 7:43 am

Mbrëmja romantike e organizuar nga Mateo për Brikenën nuk u shënua vetëm nga mesazhi me dron dhe emocioni i momentit, por edhe nga dhurata që mori gjithë vëmendjen e publikut: një arush gjigant pellushi, të cilin Brikena e pagëzoi menjëherë me emrin “Boli”.

IMG 0298

Por përtej romantizmit, pyetja që ngrihet menjëherë: Sa kushtoi në të vërtetë “Boli”?

Sipas çmimeve që gjenden aktualisht në tregun shqiptar, arusha pellushi të përmasave rreth 150 cm, si ai që u pa në surprizën e Mateos, shiten mesatarisht nga 7 mijë deri në 10 mijë lekë, në varësi të cilësisë dhe dyqanit. Madje, një model afërsisht identik me përmasat dhe pamjen e arushit që Mateo i dhuroi Brikenës, frohet online për rreth 9,000 lekë.img 0299

“Boli” u kthye menjëherë në yllin e mbrëmjes, duke u bërë pjesë e momentit më të përfolur të natës dhe duke shtuar edhe më shumë dozën e romantizmit mes Mateos dhe Brikenës.

Të ngjashme