Kryefjala Logo

“Rrugës për drekë” me helikopter, Franceska Murati sërish në qendër të vëmendjes

21 Shkurt, 2026 | 6:24 pm

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Franceska Murati, vazhdon të tërheqë vëmendjen me stilin e saj të jetesës, që shpesh herë i kalon kufijtë e të zakonshmes.

E njohur për shijet e rafinuara dhe preferencën për luksin, këtë herë ajo ka vendosur ta kthejë edhe një vakt të thjeshtë dreke në një eksperiencë të veçantë.

Në vend që të përballej me trafikun apo të përdorte një mjet transporti të zakonshëm, Franceska ka zgjedhur një mënyrë krejt ndryshe për të lëvizur: një helikopter.

Përmes një videoje të publikuar në Instastory, ajo është shfaqur nga kabina e pasagjerit, duke ndarë me ndjekësit momentet e udhëtimit të saj ajror. Krahas pamjeve mbresëlënëse nga lart, ajo ka shkruar thjesht: “Rrugës për drekë”.

img 2502

Ky veprim ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, duke konfirmuar edhe një herë imazhin e saj si një personazh që di të jetojë mes luksit dhe komoditetit maksimal.

Nuk është hera e parë që Franceska Murati bëhet pjesë e vëmendjes për stilin e saj ekstravagant, duke e kthyer çdo moment të përditshëm në një skenë që tërheq interesin e publikut.

Të ngjashme