Kryefjala Logo

Rritje organike apo të blera? E vërteta pas Instagramit të banorëve të BBVK

2 Shkurt, 2026 | 1:36 pm

Debati mbi followers-at realë dhe ata të blerë në Instagram po ndizet gjithnjë e më shumë në showbiz-in shqiptar, sidomos pas analizave të fundit të publikuara nga Prive by Klan Kosova, të cilat kanë hedhur dritë mbi prapaskenat e famës virtuale të disa banorëve të Big Brother VIP Kosova.

Sipas Prive, jo të gjithë personazhet publikë që shfaqen me mijëra apo qindra mijëra ndjekës kanë një audiencë reale dhe aktive. Në listën e atyre që dyshohet se kanë rritur numrat në mënyrë artificiale përfshihen Labinot Rexha, Alba Pollozhani dhe Benita.

Sipas analizave të platformave të monitorimit të rrjeteve sociale, profilet e tyre shfaqin rritje të dyshimta, me ndjekës pa aktivitet, pa foto reale dhe me ndërveprim minimal shenja tipike të followers-ave të blerë.

Në krahun tjetër qëndrojnë ata që kanë arritur rritje natyrale dhe reale. Sasa ka përjetuar një bum ndjekësish pas një rrëfimi emocional brenda shtëpisë së BBVK, rritje që konsiderohet plotësisht organike, me komente reale dhe angazhim të lartë nga publiku.

Po ashtu, Lundrimi rezulton të ketë një audiencë autentike, pa shenja blerjeje apo manipulimi. Ndjekësit e tij shfaqin aktivitet të vazhdueshëm, duke e bërë një nga figurat më “reale” në Instagram mes ish-banorëve.

Fenomeni i blerjes së followers-ave po shihet gjithnjë e më shumë si një përpjekje për famë të shpejtë, por që në afatgjatë dëmton besueshmërinë dhe imazhin publik. Ndërsa publiku po bëhet më i ndërgjegjshëm, numrat nuk mjaftojnë më sot vlen angazhimi real.

Të ngjashme