Kryefjala Logo

Rozana Radi me reagim të fortë pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

18 Mars, 2026 | 10:53 pm

Një reagim i fortë ka ardhur nga Rozana Radi në rrjetet sociale, pas një lajmi që ka qarkulluar në portalet online për të.

Në një InstaStory, këngëtarja ka ndarë një screenshot të një publikimi ku pretendohej për një ngjarje të rëndë që lidhej me të, duke e cilësuar situatën si të papranueshme. Krahas fotos, ajo ka shkruar:

“Vërtet. Merreni me mend çfarë janë në gjendje të bëjnë portalet online.”

Më tej, Rozana nuk e ka fshehur indinjatën, duke shtuar se një lajm i tillë mund të kishte pasoja të rënda për familjen e saj:

“Imagjino të isha diku ku të mos kisha valë… Do ishin çmendur familjarët. Nuk e di si ju mban toka.”

img 5753

Ky reagim ka hapur sërish diskutimin mbi përgjegjësinë e mediave online dhe kufijtë e etikës në publikimin e lajmeve, sidomos kur bëhet fjalë për informacione të pavërteta apo të pa verifikuara.

Të ngjashme