Showbiz
Ronaldo tha se ajo do të martohej brenda vitit, reagon Egla Ceno?
22 Gusht, 2024 | 4:17 pm

Deklarata që gazetari Ronaldo Sharka ka bërë mbrëmë mbi jetën private të Egla Cenos ka bërë bujë të madhe.
Ai ka thënë se fituesja e BBVA do të martohet brenda këtij viti.

Egla ka reaguar sot në mënyrë ironike, duke publikuar një video në makinë dhe poshtë saj ka shkruar:
“Mimjesss nga trafiku vetëm team Egla Ceno”
Siç shihet Egla nuk ka dashur të komentoj detajisht mbi deklaratën e thënë.












































