Showbiz
Romeo Veshaj tregon për herë të parë si dhe pse u nda nga Heidi Baci
20 Mars, 2026 | 6:58 pm

Për herë të parë, Romeo Veshaj ka folur hapur për ndarjen e tij nga Heidi Baci. Ai theksoi se marrëdhënia e tyre përfundoi pa tensione dhe me respekt të ndërsjellë.
“Lidhja ime me Heidin përfundoi me respekt. U njohëm brenda, qëndruam tre muaj jashtë dhe nuk funksionoi. Kishim mendime të ndryshme për jetën. E respektoj,” u shpreh Romeo, duke treguar qartazi se nuk ka asnjë konflikt mes tyre.
Komentet e tij pasqyrojnë një qëndrim të matur dhe të reflektuar, duke shmangur dramatizimin e ndarjes. Romeo Veshaj duket se e ka mbyllur këtë kapitull në mënyrë të qetë, duke mbajtur respektin dhe kujtimet e mira nga momentet e përbashkëta.












































