Showbiz
Rogerti debaton me Selinën: Edisa do dalë me kokën lart nga këtu, ndërsa ti…
12 Mars, 2026 | 5:17 pm

Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania vazhdojnë të rriten, ndërsa një tjetër debat i ashpër ka shpërthyer mes dy banorëve, Rogerti dhe Selin.
Gjatë një diskutimi që nisi me tone të tensionuara, Rogerti nuk i kurseu akuzat ndaj Selinit, duke e kritikuar për mënyrën se si ka reaguar në situata të ndryshme brenda shtëpisë. Ai madje e krahasoi me banoren, Edisën, duke theksuar se sipas tij ajo di të përballet me situatat pa kaluar në ofendime personale.
“Nuk ke shanse të krahasohesh me Edisën. Ajo nuk i shan kujt familjen dhe del me kokën lart nga këtu,” – u shpreh Rogerti gjatë debatit.
Më tej, ai shtoi se ka provokuar edhe banore të tjera brenda shtëpisë, si Brikena dhe Edisën, por sipas tij reagimi i tyre ka qenë krejt ndryshe nga ai i Selinit.
“Unë i kam provokuar të gjithë, edhe Brikenën edhe Edisën, dhe ato kanë qeshur. Kurse ti ke bërë vetëm lojë. Ti më ke prerë në besë,” – tha Rogerti, duke e akuzuar Selinin për mungesë besnikërie në raportin mes tyre.
Deklaratat e tij u bënë edhe më të forta kur ai përdori një shprehje të ashpër ndaj Selinit, duke thënë se ndryshe nga të tjerët, ai nuk do të dalë mirë nga kjo situatë.
“Ti do dalësh nga këtu si mjelma pa kokë,” – u shpreh ai.
Debati mes dy banorëve ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe të fansave të spektaklit, pasi përplasjet dhe tensionet mes tyre janë bërë gjithnjë e më të shpeshta ditët e fundit.












































