Showbiz
Rina Balaj flet për herë të parë për partnerin misterioz që i ka rrëmbyer zemrën
13 Janar, 2026 | 8:02 pm

Këngëtarja e njohur Rina Balaj ka vendosur të ndajë disa detaje nga jeta e saj private, duke zbuluar për herë të parë informacione interesante rreth partnerit të ri, të cilin ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes publike.
Gjatë një interviste, Rina konfirmoi se këtë herë nuk është në një lidhje me dikë nga bota e artit apo showbiz-it. Ajo tregoi se partneri i saj i përket një fushe krejt tjetër, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një profesion serioz.
E pyetur me humor se çfarë do t’i gatuante një bashkëshorti inxhinier, këngëtarja u përgjigj me batutë: “Kush tha që s’e kam inxhinier?”, deklaratë që ngjalli menjëherë kureshtjen e publikut.
Rina shtoi se partnerin e saj e thërret me pseudonimin “Bërdi” dhe se ai nuk ka asnjë llogari në Instagram, diçka që për të përfaqëson një “green flag” dhe një vlerë të shtuar në raportin e tyre.












































