Politike
Rilindja hedh miliona për të përgjuar lëvizjet e fushatës së LSI-së. Elona Guri zbulon dhe denoncon kamerat dhe serverat përgjues
24 Mars, 2021 | 10:07 pm

Kandidatja për deputete e LSI-së në Durrës, Elona Guri ka denoncua një super skandal. Sipas saj, janë vendosur kamera dhe pajisje përgjimi në në zyrën qendrore të LSI Durrës me qëllimin për të identifikuar, intimiduar, frikësuar e më pas për të pushuar nga puna këdo qytetar të thjeshtë që i bashkohet LSI.
Fjala e Gurit:
Mafia e inceneratorëve vendos kamera dhe pajisje përgjimi në zyrën qendrore të LSI Durrës me qëllimin për të identifikuar, intimiduar, frikësuar e më pas për të pushuar nga puna këdo qytetar të thjeshtë që i bashkohet LSI.
Ky është një skandal i paprecedentë në procesin e fushatës zgjedhore në Shqipëri në 30 vite. Një shkelje penale dhe një akt i shëmtuar i kryer nga matrapazët e inceratorëve.
Njihuni me të vërtetën se sa poshtë kanë rënë zuzarët e “Rilindjes” dhe se çfarë mendje kriminale kanë fundërrinat e mafias së plehrave të cilëve u shtohet një padi tjetër penale për shkeljet dhe zullumet e shumta që kanë bërë.
Harxhojnë milionat e vjedhura nga inceneratorët për kamera dhe mjete përgjimi për të intimiduar e frikësuar njerëzit e LSI.
Asgjë nuk e ndal FITOREN E MADHE të 25 prillit.
Janë të kapitulluar.
Më 25 prill fiton Durrësi dhe Shqipëria
Elona Guri
LSI Durrës















































