Kryefjala Logo

Rikthehen në vëmendje Noçja me Olsin, ish-çifti i Big Brother flasin për ndarjen

18 Prill, 2026 | 12:13 am

Pas një mungese të gjatë nga media, Najada Konomi, një nga figurat më të njohura të edicionit të parë të “Big Brother Albania”, është rikthyer sërish në vëmendje me një rrëfim të sinqertë për jetën pas spektaklit që e bëri të famshme.

Ish-banorja, e cila u komentua gjerësisht për historinë e saj të dashurisë me Olsi Mingomatajn, ka treguar se përjetimi i famës në atë kohë ishte i fortë dhe i papritur. Sipas saj, ndryshe nga formatet e sotme, banorët e “Big Brother 1” nuk ishin aspak të përgatitur për ndikimin që do të kishte programi në jetën e tyre.

“Ka qenë ndryshe në Big Brother-in e parë, ne ishim shumë naivë. Ishim të papërgatitur për gjithë atë bujë,” u shpreh Najada, duke kujtuar fillimet e famës së saj.

Ajo rrëfen se pas daljes nga shtëpia, vëmendja e publikut ishte e vazhdueshme dhe shpesh e vështirë për t’u menaxhuar. “Njerëzit na ndalonin kudo. Nëse më shihnin vetëm, më pyesnin për Olsin, dhe e njëjta gjë ndodhte edhe me të për mua,” tregoi ajo.

Megjithatë, me kalimin e kohës, ndjesia e famës filloi të zbehej dhe ajo ndjeu nevojën për një jetë më të qetë. “Unë jam tip që më pëlqen vëmendja, por vetëm në fillim ishte ashtu. Më pas doja hapësirën time dhe një jetë më private,” shtoi Najada.

Nga ana tjetër, edhe Olsi Mingomataj ka rikujtuar periudhën pas përfundimit të spektaklit dhe marrëdhënien e tyre. Ai pranoi se lidhja nuk zgjati shumë pas daljes nga shtëpia, duke reflektuar mbi sfidat që solli ajo eksperiencë.

“Ne pas Big-ut qëndruam disa muaj, nuk u bë viti. U ndamë, edhe për shkak të gabimeve të mia… Ishte një moment i fortë, nuk e kishim provuar më parë, gjithçka ishte ndryshe,” u shpreh ai.

Rikthimi i Najada Konomit ka rikthyer në vëmendje një nga historitë më të ndjekura të “Big Brother Albania”, duke treguar se pas famës së menjëhershme shpesh fshihen sfida dhe realitete që publiku nuk i sheh.

Të ngjashme