Kryefjala Logo

Revista e mirënjohur Vanity Fair i kushton një artikull Beratit ku e sugjeron si një qytet që duhet vizituar

8 Qershor, 2025 | 9:57 pm

Në një reportazh të botuar nga revista prestigjioze Vanity Fair Italia, qyteti i Beratit në përshkruhet si një destinacion ëndrrash për pushime, i cili duket sikur ka dalë nga një përrallë. I përfshirë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që prej vitit 2008, Berati të mahnit me arkitekturën e tij karakteristike: shtëpi të bardha me çati të kuqe, rrugica me kalldrëm, kopshte të fshehura pas portave shumëngjyrëshe, kisha dhe xhami antike, dhe një kala që mbikëqyr qytetin nga lart.

Në këtë atmosferë magjike ndodhet “Tradita e Beratit”, një vilë guri e kthyer në hotel me vetëm 6 dhoma, e kuruar me shumë detaje tradicionale: qilima me motive gjeometrike, objekte bakri, perde të qëndisura me dorë dhe mure guri të ruajtura me kujdes. Nga tarraca e saj, vizitorët mund të shijojnë një pamje të jashtëzakonshme mbi lumin Osum dhe urën e Goricës.

IMG 8340

Pse duhet të ndalosh patjetër për të ngrënë tek “Tradita e Beratit”?

Vanity Fair i dedikon një artikull Beratit dhe sugjeron ku të shkosh

Përvoja në këtë hotel nuk është vetëm vizuale, por edhe gastronomike: mëngjesi përfshin produkte të freskëta lokale si petulla, djathë dhie, reçel shtëpie dhe mjaltë vendas. Në darkë shërbehen pjatat tradicionale shqiptare, si byrek, fërgesë, speca të mbushur, qofte dhe vera e njohur lokale “Hoço Wine”.

Vanity Fair i dedikon një artikull Beratit dhe sugjeron ku të shkosh

Vanity Fair i dedikon një artikull Beratit dhe sugjeron ku të shkosh

Gjatë verës, darka shijohet nën qiellin me yje, me dritat e qytetit që krijojnë një skenografi të paharrueshme.

Berati përshkruhet si një vend ku koha duket se ka ndaluar dhe ku çdo cep fton për t’u ndalur, për të vëzhguar dhe për të përjetuar bukurinë e thjeshtë dhe autentike të Shqipërisë së vërtetë.

IMG 8345

IMG 8344

IMG 8343

IMG 8341

IMG 8342

d7c660d5 b190 47bd 9cb8 b15014901cea

Të ngjashme