Kryefjala Logo

Rasti tronditës i mësuesit që dhunoi nxënësin në Prishtinë, reagon Gold AG: “Edukoni fëmijët”

10 Shkurt, 2026 | 12:22 pm

Reperi i njohur Gold AG ka reaguar ashpër pas lajmit që tronditi Prishtinën ditën e djeshme, ku një arsimtar në Shkollën e Mesme të Ulët “Pavarësia” sulmoi fizikisht një nxënës.

Sipas detajeve mësimdhënësi është provokuar fizikisht dhe verbalisht nga nxënësi në fjalë duke përdorur metoda të ulta e primitive ndaj tij.

Pra profesori është provokuar në sallë nga nxënësi 15 vjeçar i cili dyshohet se kishte plan të parapërgatitur provokimin me një grup shokësh të cilët i qëndronin prapa për të incizuar në të vetmen sallë ku nuk kishte kamera.

Përmes një shkrimi prekës dhe kritik ka reaguar Gold Ag. Artisti ka vënë theksin te rënia e moralit dhe respektit ndaj figurës së mësuesit në ditët e sotme.

Postimi i plotë:

Dallim gjeneratash 😢

Edukimi vjen nga familja.Gjeneratat e meparshme kemi pas aq shume respekt per mesuesin,arsimtarin, apo kujdestarin e klases sa qe edhe ne mbremje te matures kemi pas turp me ndeze cigaren para tyre.E sot disa nga te rinjet e shkollave fillore e te mesme, shahen me profesorin bile bile e thirrin me shprehjen “o bir”.

Une si femije i dy mesueseve jam rritur me respekt per mesimdhenesin, sa qe edhe pse e kam mbaruar shkollen shkoj e i takoj sa here qe te kem mundesi.Mesuesja ime, mesuesja Minire nderroi jete gjate kohes se pandemise, ishte numer i limituar per varrim por nuk munda pa shku e me ja dhane lamtumiren e fundit e me be lutje per te.Ka qene shoqe e ngushte e nanes, edhe pse u rrita, sa here qe vinte musafir tek ne fjalet nuk me dilnin dhe gjithmone me dukej vetja nxenes para saj.Zoti deshi qe gjate karrieres te kem kontakt me personazhe te rendesishme te vendit dhe te huaj, me te gjithe flisja pa ngurrim, por me mesuesen mu lidhte fjala ne gjuhe shume here sepse gjithmone e konsideroja te tille.

E sot?

Dhuna nuk eshte zgjidhje, por edukoni femijet e mos thuani profesori s’ka te drejte te ma preke femijen me dore.Tash koha e teknologjise dhe e telefonave me kamere eshte ndryshe nga ajo e jona.E shane profesorin me nane, ndoshta edhe e godet me dore ose diçka tjeter, e kur ti kthehet profesori e xhirojne.Ti thuaj sa te duash s’guxon me ma preke evladin tem, po dil njehere ne vend te profesorit dhe pastaj fol.

Me tregonin disa nxenes te babes: “Nuk e kishim dert me na rreh babi jot ne shkolle, po e kishim tuten me bo me dit baba jone te shpia na mbytke krejte”

EDUKIM EDUKIM EDUKIM

Edukoni vet se pastaj ta edukon qendra korrektuese

Foto1: Me mesuesen Minire (shkolla fillore)
Foto 2. Me kujdestarin e klases Agronin (shkolla fillore)
Foto 3: Me kujdestaren Shehrije (shkolla e mesme)

Të ngjashme