Kryefjala Logo

Propozim romantik mes qirinjsh, fejohet Xhesika Berberi

10 Janar, 2026 | 5:30 pm

Modelja e njohur shqiptare, Xhesika Berberi, ka zgjedhur ditët e para të janarit për të ndarë me ndjekësit një lajm plot emocion. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka zbuluar se është fejuar me partnerin e saj, në një moment intim dhe jashtëzakonisht romantik.

Në pamjet e publikuara, Xhesika shfaqet në një ambient përrallor, i ndriçuar nga qirinj të shumtë. Partneri i saj shihet i ulur në gjunjë, duke i propozuar, ndërsa modelja e veshur me një fustan elegant, përkulet drejt tij për t’i dhuruar një puthje, duke e bërë çastin edhe më të ndjerë.

Krahas fotove, ajo ka ndarë një mesazh prekës:

“E nisa vitin duke i thënë ‘PO’ njeriut të ëndrrave të mia. Mezi pres të kaloj pjesën tjetër të jetës me ty. Të dua dhe të adhuroj çdo moment me ty, dashuria ime.”

image 3

Të ngjashme