Showbiz
Postimi emocionues i Sara Karaj! Mos ndoshta do ta shohim sonte në Ferma VIP?
27 Mars, 2026 | 2:58 pm

Një postim i fundit nga Sara Karaj në rrjetet sociale ka ngritur menjëherë dyshime dhe ka “ndezur” rrjetin. Ajo ka ndarë një InstaStory mjaft të veçantë, ku shfaq disa sende personale të vendosura në një çantë, mes tyre edhe dy makina lodër, një detaj që është interpretuar nga ndjekësit si një moment emocional dhe ndoshta një “ndarje” simbolike përpara një aventure të re.
Pa dhënë asnjë shpjegim apo kontekst, Sara ka zgjedhur të lërë gjithçka në mister, çka ka bërë që fansat të nisin menjëherë aludimet: a është ky një sinjal se ajo do të bëhet pjesë e “Ferma VIP”?

Reality show i shumëpritur pritet të nisë shumë shpejt dhe emra të ndryshëm po qarkullojnë në rrjet si pjesë e kastit. Edhe pse deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga produksioni apo vetë Sara Karaj, ky postim ka mjaftuar për të rritur edhe më shumë kureshtjen.
A do ta shohim vërtet sonte Sarën si pjesë të fermës, apo gjithçka mbetet vetëm një rastësi? Mbetet për t’u parë…












































