Lajme
Policia zbardh vrasjen e 49 vjeçarit në Durrës: Jo vajza, por djali i madh shkrepi armën ndaj të atit
23 Shkurt, 2024 | 6:41 pm

Policia e Durrësit ka zbardhur zyrtarisht vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta në Durrës. Ngjarja ka ndodhur më 10 Shkurt 2024, ora 15:00 në një prej dhomave të shtëpisë, ndërsa trupi i viktimës u varros në një kasolle aty pranë.
Policia ka dalë në konferencë dhe ka njoftuar se për krimin janë arrestuar 3 fëmijët e Pëllumb Metës, ndërsa bashkëshortja e tij është proceduar penalisht.
Ekzekutor i krimit ka qenë djali i madh i familjes, 24-vjeçari Hysen Meta, i cili ka shkrepur armën model 54 që u gjet në një zonë moçalore te “Vaskat”, ndërsa vajza e tij 19-vjeçare, Hygerta Meta ka qenë bashkëpunëtore në krim. Për vrasjen është arrestuar dhe djali i viktimës, 22-vjeçari Amarildo Meta që ka ndihmuar në fshehjen e trupin të të atit.
Njoftimi i Policisë:
Policia: 22 Shkurt, u arrit të gjendet trupi i viktimës që ishte i varrosur në ambientet e brendshme të banesës. Pas ekspertizës, u arrit se viktima është vrarë me armë zjarri. Veprimet hetimore vazhduan dhe nga të gjitha provat e siguruara nga të gjitha veprimet hetimore, u arrit që të gjendeshin provat dhe të arrestojnë, 24-vjeçarin Hysen Meta dhe 19-vjeçaren Hygerta Meta, të dy fëmijët e viktimës që kanë qenë bashkëautorë në këtë krim të rëndë. Është arrestuar dhe djali tjetër, Amarildo Meta, 22 vjeç që kanë ndihmuar me veprimet, hetohet në gjendje të lirë dhe nëna e fëmijëve Blerina Meta për veprën penale për veprime që pengojnë të vërtetën.
Vrasja ka ndodhur ne banesë në një prej dhomave të banesës dhe trupi i transportua dhe u varros në kasollen aty afër. Në banesë u gjet predha e armës së zjarrit. Janë gjetur edhe pjesë të armëve të tjera kallashnikovi, municion luftarak, veshje të tjera që janë përdorur në kryerjen e këtij krimi. U gjet dhe pistoleta model 54 në një zonë moçalore te vaskat. Shtetasit e arrestuar deklaruan se motivi kanë qenë konfliktet e vazhueshme familjare dhe nxitja e babait që vajza të martohej me një djalë pa dëshirën e saj. Djali i familjes ka kryer qitjen dhe ka qenë ekzekutori i kësaj ngjarje të rëndë. 19-vjeçarja ka qenë e përfshirë në këtë ngjarje.
Nuk ishte një zhdukje e rastësishme, patjetër që kishim të bënim me diçka tjetër, në këtë rast me krim. Nuk është një konflikt çasti, është ngjarje që dy fëmijët e kanë menduar dhe e kanë kryer sëbashku. Këtu vazhdojnë hetimet.
Arma ishte pa leje. Ekzekutori e ka pranuar akuzën, janë vendosur në pozita pohuese për krimin e rëndë. Motra e kishte pranuar, por hetimet e thelluara dhe puna e palodhur e Sektorit të Krimeve të Rënda çoi në zbulimin e autorëve të tjerë. E mbyllëm me sukses këtë hetim të vështirë. Është vërtetuar nga Mjekësia Ligjore , data 10 Shkurt, momenti kur u zhduk 15:00.

















































