Kryefjala Logo

Plas debati, Keijsi shpërthen ndaj Mirit: A bie burri 46 vjeç në dashuri me vajzën 23 vjeçe

12 Janar, 2026 | 6:31 pm

Një përplasje e fortë verbale ka ndezur sërish atmosferën në shtëpinë e BBVA, ku ditën e sotme protagonistë janë bërë Keijsi dhe Miri. Debati mes tyre ka marrë tone të ashpra, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e banorëve dhe publikut.

Gjatë përplasjes, Keijsi i është drejtuar drejtpërdrejt Mirit me akuza të forta, duke e ironizuar për afrimitetin e tij me Selin, 23-vjeçare. Sipas Keijsit, sjellja e Mirit ka kaluar kufijtë e normales dhe lë të kuptohet për ndjenja më shumë sesa miqësore.

“Ti mo ti që i përkëdhel flokët natë për natë, burri 46 vjeç… turp të kesh”, i është drejtuar Keijsi Mirit, duke e akuzuar hapur se ka rënë në dashuri me Selin.

I befasuar nga deklarata, Miri është përgjigjur shkurt: “Kush?”, ndërsa Keijsi ka vijuar me të njëjtin ton ironik dhe akuzues, duke përsëritur se sjellja e tij flet vetë.

Debati ka krijuar tension në shtëpi, ndërsa banorët e tjerë kanë mbetur të ndarë mes habisë dhe komenteve nën zë. Mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje do të sjellë pasoja të tjera në marrëdhëniet mes banorëve dhe në dinamikat e lojës në ditët në vijim.

Të ngjashme