Showbiz
Përplasje fizike me ish-kolegen? Enxhi Nasufi: E shëmtuar, ja e vërteta!
23 Shkurt, 2026 | 11:49 am

Enxhi Nasufi, ka ndarë për herë të parë detaje nga largimi i saj nga programi i mëngjesit në Top Channel.
E ftuar në “Me prit të dielën” me Ermal Peçin, pyetjes së moderatorit se publiku duhet të dijë të vërtetat rreth përplasjes fizike (siç u aludua) me kolegen e saj, Enxhi zgjodhi t’i përgjigjet:
E vërteta është kjo: në punë ka konflikte, debate. Konfrontime fizike? Kurrë. U mërzita në fillim kur lexova këtë gjë, është e shëmtuar. Nuk e doja këtë lloj vëmendjeje.
Por a komunikon ajo sot me ish-kolegën, Neada Muça? “A përshëndetesh ti me atë sot, p.sh. nëse je në të njëjtin ashensor me të?” – pyeti Ermali.
Jo. Për një arsye shumë të thjeshtë: unë i vlerësoj shumë njerëzit kur ulen me këmbë në tokë, të vijnë përballë e të komunikojnë me transparencë.












































