Lifestyle
Pasanikëket Shqiptarë tani mund të lajnë duart me sapun floriri
25 Qershor, 2021 | 9:51 am

Një biznes i vogël familjar që ka prodhuar sapun që nga shekulli i 15-të shet sapunin më të shtrenjtë në botë – çmimi i tij është 2,800 dollarë.
Sapuni i punuar me dorë Khan Al Saboun u krijua nga Bader Hassen & Sons, një prodhues historik i sapunit në Tripoli, Liban, i cili prodhon një shumëllojshmëri të sapunëve luksoz dhe produkteve të kujdesit të lëkurës që përmbajnë vajra thelbësore dhe aromë natyrore. Produktet e tyre shiten në disa nga dyqanet më ekskluzive në Dubai dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Produkti më i veçantë dhe i shtrenjtë u ofrohet vetëm mysafirëve të veçantë dhe personaliteteve të rëndësishme: i bërë për herë të parë në 2013, si një dhuratë për zonjën e parë të Katarit, sapuni më i shtrenjtë në botë përmban ar dhe pluhur diamanti dhe shitet për 2,800 dollarë. Sipas Al-Ain, sapuni përmban 17 gramë ar 24 karat, disa gram pluhur diamanti, vaj ulliri të pastër, mjaltë organik, oud të vjetëruar dhe hurma.
Megjithëse sapuni ka një strukturë të veçantë, për shkak të diamantit dhe pluhurit të arit, CEO i kompanisë Amir Hasen siguron që nuk është i keq për lëkurën dhe në të vërtetë përdorimi do të ishte një kënaqësi për shqisat.
















































