Showbiz
Pas puthjes së “vjedhur”, reagojnë familjarët e Brikenës dhe Mateos
21 Mars, 2026 | 1:22 pm

Pas aludimeve të shumta dhe zhurmës së madhe në rrjet rreth incidentit pas mesnate, ku Mateo tentoi të puthte Brikenën kundër dëshirës së saj, ka ardhur një reagim zyrtar nga llogaria e kësaj të fundit në Instagram, e cila menaxhohet nga familjarët e saj.
Në një deklaratë të gjatë të publikuar në “InstaStory”, familjarët kanë hedhur poshtë kategorikisht akuzat për dhunë apo sjellje të papërshtatshme nga ana e Mateos.
Ata e kanë argumentuar reagimin e Brikenës, e cila u mbyll në tualet në një gjendje të rënduar, si një reagim normal të një vajze që vihet në siklet, por që është amplifikuar nga presioni i kamerave dhe ditët e gjata të izolimit.
Më tej, ata i kanë dalë në mbrojtje të hapur Mateos, duke etiketuar komentet e rrjetit si keqdashëse:
“Gjithashtu, duam të theksojmë qartë se Mateo nuk është treguar ‘i pasjellshëm’ dhe ‘i dhunshëm’ ndaj saj. Ju lutem interpretimet e tilla janë të padrejta dhe keqdashëse. Kjo është thjesht një situatë mes dy të rinjve që po përjetojnë emocione në një ambient jo normal. Ju ftojmë për më shumë mirëkuptim dhe me pak paragjykim.”

Pas reagimit të familjarëve të Brikenës lidhur me incidentin e puthjes pas mesnate, ka ardhur edhe një mesazh mbështetjeje nga familja e Mateos, konkretisht e motra.
Përmes llogarisë së saj në rrjetet sociale, ajo ka ndarë një video të shkurtër ku shfaqet pranë Mateos, një moment i regjistruar para hyrjes së tij në reality show.
Për të treguar suportin e saj në këtë moment delikat për të vëllain, ajo ka bashkangjitur një dedikim mjaft të ndjerë.
Në mbishkrimin e videos, ajo shkruan: “Të mbështes ashtu siç më ke mbështetur gjithmonë në kohë të vështira. Më mungon çdo ditë e më shumë”.













































