Showbiz
Pas paralajmërimit, Edi thyen heshtjen: Nuk pranova të aktroj
9 Janar, 2026 | 9:21 pm

Pas paralajmërimit që ngriti kureshtjen e publikut, Edi Kuçi ka reaguar zyrtarisht, përmes një deklarate të gjatë dhe reflektuese në rrjetet sociale.
Në reagimin e tij, Edi shprehet se e ndjeu të nevojshme të fliste për publikun, pasi sipas tij, heshtja shpesh keqkuptohet. Ai thekson se gjatë qëndrimit në shtëpi ka qenë korrekt dhe respektues me të gjithë banorët, duke pranuar se loja, presioni dhe izolimi mund të çojnë në reagime të papritura, veçanërisht për persona me temperament të fortë.
Një pjesë e rëndësishme e deklaratës i kushtohet përplasjes së fundit me Arditin, të cilën Edi e cilëson si një situatë që e ka përjetuar rëndë dhe si diçka që nuk e përfaqëson. Ai sqaron se ka kërkuar falje publikisht, duke nënvizuar se fjalët e tij nuk kanë qenë të drejtuara ndaj publikut dhe se pendesa ka qenë e sinqertë.
Edi ndalet edhe te ajo që e quan “hipokrizi për publikun”, duke kritikuar lojën me maska dhe qëndrimet sipas interesit të momentit. Sipas tij, respekti më i madh ndaj publikut është të mos shtiret dhe të mos luajë role që nuk i ndjen.













































