Kryefjala Logo

Pas divorcit, Robert Berisha dhe Nora Istrefi nisin pushimet bashkë

8 Janar, 2026 | 2:52 pm

Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë dëshmuar edhe një herë se, pavarësisht ndarjes, raporti mes tyre mbetet i shëndetshëm dhe korrekt. Ish-çifti i njohur i estradës është parë sërish në shoqërinë e njëri-tjetrit gjatë disa ditëve pushimi në një ambient dimëror, duke zgjedhur relaksin në një destinacion me borë.

Në rrjetet sociale, të dy kanë publikuar “story” nga i njëjti vend, ku shfaqet një pistë skijimi e mbuluar nga bora. Edhe pse nuk kanë ndarë foto së bashku, pamjet e postuara nga ballkoni i të njëjtit hotel kanë mjaftuar për të zbuluar se ata po kalojnë kohë pranë njëri-tjetrit, nën shoqërinë e vajzës së tyre, Renee. Sinkronizimi i postimeve ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë komentuar pozitivisht këtë afërsi.

Si gjithmonë, arsyeja kryesore e këtyre bashkimeve mbetet vajza e tyre. Nora dhe Roberti janë treguar vazhdimisht prindër të përkushtuar, duke mos hezituar të kalojnë së bashku festa apo pushime të rëndësishme për Renee-n, me qëllimin e vetëm që ajo të rritet me praninë dhe dashurinë e të dy prindërve.

Pas shumë vitesh martesë, dyshja ka arritur të ruajë një marrëdhënie miqësore edhe pas divorcit, duke u kthyer shpesh në një shembull pozitiv në media për mënyrën se si menaxhohet jeta prindërore pas ndarjes. Ata kanë lënë mënjanë çdo mosmarrëveshje personale, duke vënë gjithmonë në plan të parë mirëqenien dhe lumturinë e vajzës së tyre.

Të ngjashme