Kryefjala Logo

Partneri i Selena Gomez flet pas fejesës: Nuk mund ta besoj

19 Dhjetor, 2024 | 5:27 pm

Benny Blanco ende nuk e kapërcen dot faktin që është fejuar me Selena Gomez. Të mërkurën, më 18 dhjetor, producenti 36-vjeçar ripostoi fotot e fejesës në një histori në Instagram dhe shkroi: “Ende nuk mund ta besoj”.

Fotoja e shfaqte atë teksa puthte në kokë të fejuarën e tij 32-vjeçare, ndërsa ajo i tregoi aparatit unazën e fejesës me diamant.

Në postimin origjinal këngëtarja dhe aktorja kishte shkruar: “Përgjithmonë fillon tani”, me Blanco duke komentuar: “Oh prit… kjo është gruaja ime”.

Në maj, producenti i muzikës u shfaq në “Howard Stern Show” dhe foli për martesën mes tyre. “Kur e shikoj atë … gjithmonë them, nuk njoh një botë që mund të jetë më e mirë se ajo,” tha ai.

Gomez dhe Blanco njihen prej shumë vitesh, bashkëpunuan në këngën “I Can’t Get Enough” në vitin 2019, para se të nisnin lidhjen në qershor të 2023. Në dhjetor të atij viti ata dolën publikisht me lidhjen e tyre.

D8E766C2 3F93 4F46 BECC C1B00642AE9B

Të ngjashme