Kryefjala Logo

Olsi Bylyku rrëfen pendesën për tatuazhin me Eglin, ja çfarë bëri për ta mbuluar

30 Janar, 2026 | 1:12 am

Në një intervistë së fundmi, Olsi Bylyku ka bërë një rrëfim personal për një vendim që sot e quan një nga pendesat e tij.

“Jam penduar për një tatuazh te këmba që kam pas bërë me ish-partneren të dy bashkë. Gjys hëne, gjys diell. E kam ndryshuar dhe kam bërë një maskë që përdoret për aktrim,” u shpreh Olsi.

Bëhet fjalë për periudhën kur ai ishte në një lidhje me Egli Takon, me të cilën kishte vendosur të realizonte këtë tatuazh simbolik si shenjë e historisë së tyre të dashurisë. Në atë kohë, simboli i gjysmë hënës dhe gjysmë diellit kishte kuptim të veçantë për çiftin, por me kalimin e kohës gjithçka ndryshoi.

Sot, Olsi ka vendosur ta lërë pas atë kapitull të jetës së tij, duke e transformuar tatuazhin në një maskë aktrimi, e lidhur ngushtë me profesionin dhe pasionin e tij për artin skenik.

Prej disa kohësh, aktori ka rigjetur dashurinë në krah të gazetares Denada Lura.

Të ngjashme