Kryefjala Logo

Nuk jam penduar: Keijsi flet për herë të parë pas daljes me zarf të zi

28 Janar, 2026 | 3:41 pm

Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keijsi, ka reaguar për herë të parë pas daljes me zarf të zi nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Gjatl një interviste Keijsi tregoi se nuk është penduar për gjërat që ka bërë. Ai shtoi se çdo gjë e ka bërë me vetdije.

Pjesë nga intervista:

A mendon që u nxite?

Keijsi: Jo, nuk jam nxitur, por mënyra se si iu drejtua një mashkull një femre nuk ishte e drejtë, një mashkull nuk mund t’i drejtohet një femre ashtu.

Kur hyri zarfi i zi në shtëpi, e kuptove që është për ty?

Keijsi: E dija

Je penduar?

Keijsi: Jo

A mund të kishe bërë diçka ndryshe?

Keijsi: Jo, e kam bërë çdo gjë me koshiencë. Kam bërë si e kam ndjerë që nga dita e parë deri në fund.

E shijove?

Keijsi: Shumë, jashtë mase shumë, një mundësi që të vjen një herë në jetë. Je në izolim, por jo tamam në izolim.

A u mërzite që dole me zarf të zi?

Keijsi: Që dola po, jo me zarf të zi.

Të ngjashme