Showbiz
Nuk i mori për bazë kritikat e familjes? Fabjola hidhet sërish në krahët e Adionit
30 Prill, 2026 | 9:00 am

Edhe pse më herët, gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, në spektaklin “Prime” të së premtes kishte marrë një mesazh nga vëllai i saj me këshillën që të mos krijonte lidhje dashurie brenda formatit, Fabjola duket se nuk i ka qëndruar gjatë këtij qëndrimi.
Së fundmi ajo është parë shumë e afërt me fermerin Adion, duke nxitur menjëherë reagime dhe komente në rrjet.
Në një moment të publikuar në faqen zyrtare të “FermaVip”, Fabjola shihet teksa i qëndron pranë shtratit Adionit dhe e ledhaton, një skenë që për shumë ndjekës është interpretuar si sinjal i qartë se mes dyshes po krijohet një afërsi më e madhe se shoqëria.

Ende nuk dihet se si do të rrjedhin gjërat në ditët në vijim dhe nëse kjo dinamikë do të shndërrohet në një romancë të mirëfilltë.













































