Showbiz
Një mami “cool” si Fatma, video me djalin e vogël bën xhiron e rrjetit
30 Korrik, 2025 | 10:12 am

Moderatorja e njohur shqiptare, Fatma Haxhialiu, ka publikuar së fundmi një video të veçantë në Instagram ku shihet duke kërcyer me djalin e saj të vogël.
Të dy nën ritmet e këngës ikonike të Backstreet Boys, kanë dhuruar një moment të sinqertë, të mbushur me dashuri dhe energji pozitive që menjëherë tërhoqi vëmendjen e ndjekësve.
Shumë prej komenteve e cilësojnë si një nga momentet më të bukura familjare që falin dashuri.
Në video, Fatma shfaqet krejt natyrale por një mami shumë cool.
https://www.instagram.com/reel/DMs-KTloQUd/?igsh=dzZiYm10djJlem9t












































