Lifestyle
Ngarkon shokun e tij në shpinë dhe bëhet këmbët dhe duart e tij
15 Dhjetor, 2024 | 10:37 am

Ky është Xu. Ai jeton në Kinë. Ai është 6 vjeç. Ai është një fëmijë shumë i gjatë për moshën e tij, dhe gjithashtu është shumë i fortë. Miku i tij më i mirë Zhang, nga ana tjetër, është një fëmijë i brishtë.
Ai ka sindromën e kukullës së leckës dhe nuk ka kontroll mbi muskujt e këmbës. Shumë shpejt ai nuk mund të ecë më dhe Xu e sheh buzëqeshjen e tij të zbehet. Por Xu nuk dorëzohet. Ai është i vendosur të bëjë sërish të lumtur shokun e tij. I qëndron pranë, mëson çdo pasdite me të, derisa një ditë i ofron ta shoqërojë në shkollë.
Xu e di që prindërit e shokut të tij punojnë shumë dhe janë në vështirësi. Kështu në mëngjes ai shfaqet jashtë shtëpisë së shokut të tij. Hajde, hidhu! Xu e merr Zhang mbi supet e tij dhe e çon në klasë, në tryezën e tij. Të dy ndërtojnë rutinën e tyre. Xu e shoqëron mikun e tij kudo, madje edhe në banjë. E mban në shpinë kur ka shkallë për t’u ngjitur, i mbush shishen me ujë, e ndihmon me detyrat e shtëpisë. Të gjitha këto i bën çdo ditë, për gjashtë vjet, pa u lodhur asnjëherë dhe pa thënë asnjë fjalë as në shtëpi. Zhang e pyet pse e bën këtë për mua? Xu ngre supet. Ti je miku im.













































