Kryefjala Logo

Nga Kida te Bora Zemani, zbulohen detaje nga dasmat e këtij viti të showbizit shqiptar

24 Maj, 2026 | 9:34 am

Këngëtarja e dashur Kida ka nisur zyrtarisht përgatitjet për ditën e saj më të rëndësishme.
Pas atij propozimi magjik për martesë që mori në Dubai dhe prezantimit të partnerit të saj, Ajbi, dyshja ka vendosur t’i japë fund beqarisë.

Sipas Prive by Liberta Spahiu, thuhet se dasma e madhe do të mbahet më 1 shtator.

Vendndodhja e përzgjedhur është Italia, ku çifti po organizon një ceremoni përrallore në fshehtësi të plotë, larg syrit të mediave. Kida, e cila gjithmonë është treguar të jetë e rezervuar për jetën e saj private, këtë herë ka vendosur të jetojë hapur ëndrrën e saj të dashurisë.

Ftesat e para thuhet se kanë nisur të shpërndahen në rrethin më të ngushtë shoqëror dhe familjar, ndërsa vjeshta pritet ta gjejë këngëtaren nuse në një nga vendet më romantike e të bukura të botës.

Por kjo nuk do të jetë dasma e vetme për këtë vit.
Fjala është për dasmën e shumëpërfolur të Bora Zemanit dhe Donald Veshaj.

Burimet e Prive By Liberta Spahiu pranë çiftit konfirmojnë se dyshja ka piketuar pikërisht muajin korrik për të kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni që pritet të jetë një nga ngjarjet e vitit në showbiz.

Ndonëse Bora shpesh ka tentuar t’i zbehë zërat duke i quajtur thashetheme verore, Donaldi i ka dhënë vulën këtij lajmi gjatë një interviste mjaft të sinqertë përballë vëllait të tij, Romeos.

Ai pranoi hapur se planet për dasmën dhe zgjerimin e familjes kanë nisur zyrtarisht për këtë verë. Donaldi zbuloi se janë në fazë diskutimesh të detajeve, duke qeshur edhe me faktin se si po i ndajnë mendimet e kundërta për numrin e të ftuarve.

Ceremonia pritet të mbahet në jug të Shqipërisë, buzë detit, duke mbledhur miqtë më të mirë të çiftit.

Të ngjashme