Kryefjala Logo

Ndodhet në burg? Reagon babai i Selin, flet për Mirin: E kam neveri

15 Mars, 2026 | 1:36 pm

Babai i Selinës ka folur mesditën e sotme, ku ka komentur zhvillimet e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.

I pyetur për deklaratat e bëra së fundmi nga Rogerti, ku ai u shpreh se babai i Selinës ndodhej në burg, babi i banores ka sqaruar më në fund ku ndodhej dhe se ishte mirë si “kokrra e mollës”.

“Unë ndodhem si kokrra e mollës në Afrikën e Jugut, ashtu siç e ka thënë edhe vajza ime. Jam shumë mirë, moj motër e dashur,” u shpreh ai.

Më tej, ai u pyet edhe për deklaratat e tij të mëparshme për Mirin, të cilin e kishte quajtur “pervers”. Ai theksoi se i qëndron deklaratave të bëra deri në vdekje.

Ndërsa për Mirin u shpreh se nuk e shikon dot me sy, duke thënë se e ka shumë neveri.

“Unë nuk kam akuzuar askënd dhe kjo është si dy pika uji. Unë vetëm kam sugjeruar, dhe me sugjerimet e mia produksioni i Big Brother ndoshta i ka dëgjuar ato. Me kalimin e kohës u vërtetua gjithçka.

Gojët e liga nuk patën mendere të merreshin me produksionin. Të gjithë ata që hodhën baltë mbi mua dhe vajzën time nuk kishin mundësi të merreshin me produksionin dhe televizionin, ndaj e kaluan të gjithë çështjen te vajza ime dhe te unë.

Për deklaratën që kam bërë nuk jam penduar. Për këtë deklaratë kam marrë shumë presione, si nga bota e artit ashtu edhe nga ajo e sportit. Unë u qëndroj deklaratave të mia deri në vdekje, dhe këtë gjë e ka vërtetuar edhe produksioni.

E kam neveri nuk e shikoj dot dhe nuk dua të më bëni pyetje për atë. Kam një vajzë mbretëreshë dhe ajo do të ketë mbrojtjen time deri në fund,” u shpreh ai.

Të ngjashme