Lifestyle
Ndalemi për një moment: Çfarë ndodhi në Vilën 31?
9 Korrik, 2025 | 12:50 pm

Mbrëmja e të enjtes së kaluar solli magjinë e verës në zemër të Tiranës, në një nga lokacionet aq të përfolura, por po aq edhe mistike të kryeqytetit – Vilën 31. Në një atmosferë elektrizuese, aty ku Tirana “pulson” më fort se kudo tjetër, u mblodhën kuriozë, artdashës dhe miq për të përjetuar një event që kishte gjithçka: kohë cilësore, muzikë, shije, ritëm dhe, padyshim, teknologji.
Në oborrin e Vilës, ku hijet e pemëve takoheshin me dritat shumëngjyrëshe, pas një performance artistike që ndiqte ritmin e dritave dhe të lëvizjeve në ekranin LED, atmosfera mori jetë me tingujt e Shkodra Elektronike, që zbuloi për herë të parë, ekskluzivisht për të pranishmit, një nga këngët e saj më të reja, ende të papublikuara. Muzika që rritej në intensitet ndezi gjithë ambientin dhe shndërroi Vilën 31 në një skenë spontane, ku kërcimi dhe argëtimi natyrshëm morën kontrollin.
Por mbrëmja nuk ishte vetëm një festë për shqisat. Ajo solli edhe një risi për të gjithë përdoruesit e rritur që janë në kërkim të një alternative më të mirë: prezantimin e pajisjes së re IQOS ILUMA i. E lançuar zyrtarisht për përdoruesit e rritur në Shqipëri, kjo pajisje inteligjente përfaqëson një hap përpara në teknologjinë e duhanit pa djegie. Me ekran LED që sinjalizon konsumin dhe opsionin pause, që të lejon të ndalosh dhe të rikthehesh në ritmin tënd, ILUMA i është krijuar për t’u përshtatur me jetën dinamike dhe zakonet personale të përdoruesit. Një përvojë më e personalizuar, më intuitive dhe, mbi të gjitha, më e ndërgjegjshme.
Pjesa tjetër? Të ftojmë ta zbulosh vetë.
Dhe siç ndodh në këto evente, edhe moda foli. Kontrasti i përjetshëm i të bardhës dhe të zezës mbizotëroi si gjithmonë në veshjet klasike, fustane të errët që rrëshkisnin hijshëm nëpër oborr dhe këmisha të bardha që pasqyronin dritat e ngrohta të mbrëmjes. Diku më tej ndritnin ngjyrat e ndezura të verës, portokalli e ndezur, rozë, blu elektrike – që përçonin energji dhe freski. Në krahun tjetër, pastelët romantikë dhe të butë sillnin një qetësi delikate. Si vetë vera: edhe argëtim, edhe qetësi.
Kjo mbrëmje nuk ishte thjesht një event, ishte një përjetim, një ftesë për të ndalur, për të shijuar të tashmen dhe për të zgjedhur me vetëdije. Nëse po pyet veten se çfarë vjen më pas, qëndro kurioz, sepse ky ishte vetëm fillimi.
IQOS ILUMA i është këtu. Ndërsa për këngën… do të presësh edhe shumë pak.
















































