Kryefjala Logo

“M’u prish shpaka se do vija nga muri…” – Batuta e Kristi Lamajt për banorët

12 Mars, 2026 | 10:21 am

Kristi Lamajt ka dërguar një mesazh përmes rubrikës së njohur “Big Love”, ku familjarë, miq apo mbështetës u dërgojnë mesazhe banorëve gjatë spektaklit. 

Në mesazh ai shkruan me tone miqësore dhe humoristike se ata do të shkojnë gjithmonë aty ku dhe si dëshiron ai, ndërsa u dërgon përqafime të gjithë banorëve, por me një përshëndetje të veçantë për Briteon dhe Selimbon.

Në fund të mesazhit, Kristi shton edhe një batutë tipike për stilin e tij, duke thënë se i ishin prishur shapkat ndryshe do të kishte shkuar nga muri për t’i përqafuar aty.

Ky mesazh është interpretuar nga fansat si një formë mbështetjeje dhe një mënyrë për të treguar se, edhe pse nuk është më pjesë e garës, ai vazhdon të ndjekë zhvillimet në shtëpi dhe të mbajë kontakt me banorët.

img 5063

Kristi Lamaj ka qenë një nga emrat më të komentuar të këtij sezoni, për shkak të daljeve të shpeshta nga muri.

Edhe pse rrugëtimi i tij në shtëpi përfundoi më herët, duket se prania e tij vazhdon të ndihet përmes mesazheve dhe reagimeve që ai ndan në rrjetet sociale, duke mbetur një nga personazhet që fansat e formatit e ndjekin me interes.

Të ngjashme