Showbiz
Mossi para gjykatës, reperi dënohet me një muaj burg
8 Mars, 2026 | 3:41 pm

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj reperit Gramos Krasniqi, i njohur me emrin artistik “Mossi”, si edhe ndaj dy personave të tjerë me inicialet B.H. dhe A.D., të cilët dyshohen se janë përfshirë në sulmin fizik ndaj gazetarit të Nacionales, Burim Pacolli.
Vendimi u mor pasi u shqyrtua kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe pasi u dëgjuan palët në procedurë. Gjyqtari i procedurës paraprake vlerësoi se ekzistojnë arsye të mjaftueshme për caktimin e paraburgimit, duke miratuar kështu masën prej një muaji për secilin nga të dyshuarit.










































