Kryefjala Logo

“Mos u merr me injorantët…” – Aktorja Albana Perhati me një mesazh të fortë, kujt i drejtohet?

10 Janar, 2026 | 12:13 pm

Albana Perhati ka reaguar publikisht përmes një story në Instagram, duke dalë në mbrojtje të aktorit Juxhini Plovishti, i cili së fundmi është shfaqur në një video teksa debaton ashpër me Flori në BBVA 5.

Në reagimin e saj, Albana përdor një ton ironik, por njëkohësisht edhe kritik ndaj mentalitetit që  sipas saj po mbizotëron sot, ku profesionet dhe vlerat artistike vihen në pikëpyetje apo relativizohen nga popullariteti në rrjete sociale.

Ajo e cilëson Juxhinin si një “super aktor”, duke theksuar se talenti, formimi dhe kontributi artistik nuk mund të barazohen apo zëvendësohen nga famë e momentit apo ekspozim në TikTok.

Reagimi përmbyllet me një mesazh të qartë: përpara se të jesh dikush në sytë e publikut, duhet të jesh njeri mbi të gjitha. Albana Perhati thekson se Juxhini, përveçse artist i talentuar, është edhe një njeri i respektueshëm, duke i qëndruar larg ironive dhe injorancës.

image 2

 

Të ngjashme