Kryefjala Logo

Moment prekës! E moshuara e varfër i dhuron bukën e saj Emina Cunmulajt

26 Shkurt, 2026 | 9:13 am

Modelja shqiptare Emina Cunmulaj po vazhdon angazhimin e saj humanitar në Shqipëri, duke shpërndarë pako ushqimore për familjet në nevojë në disa zona të vendit.

Një nga momentet më prekëse të këtij aksioni ndodhi në fshatin Drisht, ku pasi dhuroi ndihma në shtëpinë e një zonje të moshuar, u përball me një gjest që e emocionoi thellë. Pasi mori pakot ushqimore, e moshuara këmbënguli që t’i dhuronte modeles bukën e shtëpisë që kishte përgatitur për vete.

Teksa zonja nisi t’ia mbështillte bukën për ta marrë me vete, Emina i tha me përulësi: “Jo për t’plumbin Zot, t’kam bo be”, por gjyshja vazhdoi të insistonte me zemërgjerësi.

Duke dhuruar pako ushqimore për familje në nevojë, gjen shpesh si kjo gjyshe në fshatin Drisht që e kanë shpirtin e pasur me mirësi. Shkon t’u dhurosh pako me ushqime dhe ato ta falin zemrën dhe bukën që kanë përgatitur për vete. Nanat shqiptare.

Të ngjashme