Kryefjala Logo

Miri zbulon çfarë i ka thënë bashkëshortja para se të futej në BBVA

15 Janar, 2026 | 8:47 pm

Raporti i Mirit me bashkëshorten e tij ka qenë një nga temat më të komentuara ditët e fundit, për shkak të situatave që ai po krijon brenda shtëpisë së Big Brother VIP 5. Afrimiteti i tij me Selin, sjellja e lirshme dhe dinamika që po zhvillohen mes tyre kanë ngritur pikëpyetje të shumta, si te banorët, ashtu edhe te publiku jashtë shtëpisë, i cili dyshon se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se miqësi.

Megjithatë, si Miri ashtu edhe Seli kanë këmbëngulur vazhdimisht se marrëdhënia e tyre mbetet vetëm shoqërore dhe pa prapavijë romantike.

Së fundmi, gjatë një bisede me Artanin, Miri ka vendosur të flasë më hapur për jetën e tij personale, duke zbuluar detaje nga komunikimi që ka pasur me bashkëshorten e tij përpara se të hynte në reality show. Ai tregoi se e shoqja është me origjinë gjermane dhe se para këtij vendimi kanë zhvilluar një bisedë të sinqertë, ku ai i ka shpjeguar qartë situatat që mund të ndodhin brenda shtëpisë.

Sipas Mirit, ai i ka kërkuar miratim dhe mirëkuptim bashkëshortes, duke ia bërë të qartë se pjesëmarrja në format mund të sjellë dinamika të paparashikueshme. Reagimi i saj, sipas tij, ka qenë i drejtpërdrejtë dhe pa rezerva, çka e ka bërë atë të ndihet i lirë për të hyrë në lojë.

Pjesë nga biseda:

Miri: Unë e kam bashkëshorten gjemane

Artan: S’ke nevojë se e di

Miri: Nuk po ta them ty. Tani, unë kam bërë një pyetësor dhe te pyetja dy, nuk shkova në fund se nuk kisha nevojë, i thashë ‘unë do të hy atje, por ta kesh parasysh se ça mund të ndodhë atje’. Je dakord i thashë, e di ç’më tha ‘më plasi’. Tani do të hy thashë unë.

 

Të ngjashme