Showbiz
“Miri shfrytëzon gratë, do të bëjë incest”- agravon debati mes Rogertit dhe Selin
25 Janar, 2026 | 2:07 am

Një konflikt i ashpër ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP mes Selinës dhe Rogertit, pasi ky i fundit kritikoi ashpër raportin e Selinës me Mirin.
Rogerti ka nxjerrë në pah se sipas tij nuk është normale që Miri t’i fërkojë kokën tek kofshët Selinës dhe ta trajtojë si vajzën e tij.
Selin, nga ana tjetër, i ka kundërpërgjigjur duke e paralajmëruar të bëjë kujdes me mënyrën se si shprehet.
Rogerti: Unë dua që Selin ta kuptojë që Miri është një person shfrytëzues, do të bëjë incest.
Selin: Kujdes se si e thua se do të vijë taka kokës, nuk e meriton asnjë minutë në televizion, nuk je burrë.
Rogerti: Miri shfrytëzon gratë. Ishim aty jashtë dhe po flisnim me Mirin. I thash a mos të ka shpëtuar goja që ke thënë se Selin e ke si vajzë. I thash a të duket normale të fërkosh kokën te kofsha e saj.
Selin: Nuk është normale kjo, mos vallë e ke përjetuar vetë që e njeh kaq mirë incestin, mos e bën vetë.












































