Kryefjala Logo

Merimangë në tavolinë, çfarë i ndodhi Egli Takos gjatë drekës?

11 Maj, 2026 | 9:09 am

Egli Tako ka ndarë me ndjekësit një moment të pazakontë gjatë një dreke, që nuk ka kaluar pa u komentuar në rrjet.

Në “story”-n e publikuar në Instagram, këngëtarja ka fotografuar një merimangë të bardhë që i është shfaqur pranë tavolinës, ndërsa krahas imazhit ka shkruar: “Çfarë dmth kur të vjen merimanga e bardhë në tavolinë?”

Postimi ka ngjallur menjëherë reagime dhe komente nga ndjekësit, të cilët kanë nisur të japin interpretime të ndryshme, nga besëtytnitë e deri te kuptimet spirituale që lidhen me shfaqjen e një merimange të bardhë.

Disa e kanë konsideruar si shenjë fati dhe lajmesh të mira, ndërsa të tjerë janë fokusuar më shumë te momenti i papritur që Egli vendosi ta ndajë publikisht me fansat e saj.

Story i saj po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, duke kthyer edhe një detaj të vogël në temë diskutimi mes ndjekësve.

img 1266

Të ngjashme