Kryefjala Logo

“Memories” e Gjestit pushton Europën, Bonart Ajvazi publikon fakte që po thyen rekorde

1 Shkurt, 2026 | 4:19 pm

Sukses i jashtëzakonshëm për Gjesti! Kënga e tij më e re, “Memories”, po pushton platformat digjitale dhe është renditur në krye të trendeve në disa shtete europiane.

Arritjet mbresëlënëse janë bërë publike nga menaxheri muzikor Bonart Ajvazi, i cili ka ndarë listimet ku “Memories” mban vendin e parë në Shqipëri, Zvicër dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë, kënga renditet e dyta në Gjermani, Suedi dhe Belgjikë, si dhe në top-pozita në Austri, Norvegji, Greqi, Slloveni, Itali, Maltë, Mbretërinë e Bashkuar, Francë e deri në Kroaci.

Sipas të dhënave të shpërndara nga Three60 Music, projekti po performon fuqishëm në YouTube dhe platformat streaming, duke e kthyer “Memories” në një nga këngët më të dëgjuara të momentit në Europë.
Ky sukses konfirmon edhe një herë ndikimin e madh të Gjestit në tregun muzikor dhe lidhjen e fortë me publikun. Me një tekst emocional dhe melodi që prek, “Memories” po shndërrohet në hitin e këtyre muajve dhe duket se kjo është vetëm fillimi.

815e4f49 f79c 4aaa ad8e 96e54659a4f7

Të ngjashme