Showbiz
‘Më thonin mbaroi jeta’, Sara Karaj flet hapur për mëmësinë
18 Prill, 2026 | 4:50 pm

Sara Karaj ka ndarë një rrëfim të sinqertë në “Ferma VIP”, duke folur për një nga kapitujt më të rëndësishëm të jetës së saj, mëmësinë. Ajo tregoi se është bërë nënë në moshën 25-vjeçare, një dëshirë që e kishte pasur prej kohësh dhe që për të ka qenë një nga vendimet më të bukura.
Mes emocioneve, Sara pranoi se jo gjithmonë ka qenë e lehtë, sidomos për shkak të paragjykimeve që ka hasur nga të tjerët. “Më thonin që më mbaroi jeta”, u shpreh ajo, duke kujtuar komentet që ka marrë kur u bë nënë në një moshë relativisht të re.
Megjithatë, ajo theksoi se realiteti është krejt ndryshe nga sa mendojnë shumë njerëz. Sipas saj, të bëhesh nënë nuk është fundi i jetës, por një fillim i ri plot kuptim, dashuri dhe përgjegjësi. “Nuk është mbarim jete kur bëhesh mami”, tha Sara, duke dhënë një mesazh të fortë për të gjitha vajzat që përballen me të njëjtin mentalitet.












































