Showbiz
Më shpejt se sa shpejt: Zbulohet kur do të rikthehet Gjesti
24 Janar, 2026 | 12:34 am

- Pas një periudhe të gjatë heshtjeje dhe dhimbjeje, artisti i njohur Gjesti pritet të rikthehet së shpejti në skenën muzikore.
Ky rikthim vjen pas një pauze të vështirë për këngëtarin, i cili vendosi të largohej përkohësisht nga vëmendja publike për t’u qëndruar pranë familjes, pas humbjes tragjike të vëllait të tij në një aksident me motor. Vetë Gjesti kishte bërë me dije më herët se kjo shkëputje nga muzika ishte e domosdoshme, për t’u përballur me dhimbjen dhe për të qenë pranë të afërmve në një nga momentet më të rënda të jetës së tij.
Tashmë, duket se muzika do të jetë forma e tij e ringritjes dhe e shprehjes së emocioneve të akumuluara gjatë kësaj periudhe.
Lajmi për rikthimin është konfirmuar nga menaxheri i tij, Bonart Ajvazi, përmes një postimi në Instagram. I pyetur nga ndjekësit se kur do të publikohet projekti i ri i Gjestit, ai u përgjigj shkurt:
“Më shpejt se sa shpejt.”
Fansat, të cilët i kanë qëndruar pranë artistit me mesazhe ngushëllimi dhe mbështetjeje të vazhdueshme, po e presin me padurim këtë projekt të ri, i cili pritet të jetë thellësisht emocional dhe personal.













































